Lajme

Pronari i Enos LLC, Musliu: S’jemi këtu për të bërë zhurmë, kemi ardhur për të lënë gjurmë!

05/29/2026 23:13
nga:Y I

Enos LLC ka filluar punimet për ndërtimin e banesave në lagjen “Prishtina e Re”.

Kjo kompani në bashkëpunim me investitorin ‘Kaptan Group’ do të ndërtojnë banesa moderne dhe me kualitet.

Pronari i Enos LLC, Trim Musliu tha se është shumë krenar për atë që po bëhet dhe se do të ndërtohet diçka që do të lëjë gjurmë.

“Nëse diku parashihet vetëm një kantier ndërtimi, sot po vendosim themelet të cilat do të jetojnë gjatë në këtë vend. Kur shumë njerëz në këtë qytet shohin beton, ne shohim jetë. Kur shumë njerëz të tjerë shohin tokë, ne shohim qytet. Si pronar i Enas LLC, jam krenar që pas shumë sakrificave, sfidave dhe punëve të pafundme, sot po e nisim një projekt që nuk do të jetë vetëm projekt ndërtimi, por simbol i seriozitetit, forcës dhe besimit. Ne nuk jemi këtu për të bërë zhurmë. Ne kemi ardhur këtu për të lënë gjurmë. Çdo projekt që mban emrin Enas, ndërtohet me një parim: fjala e dhënë duhet të mbahet deri në fund. Në këtë rrugë nuk do ta ecim vetëm. Falënderoj secilin bashkëpunëtor, arkitekt, inxhinier e punëtorë të tjerë që besuan në projektin tonë kur ai ishte vetëm në letër. Sot po fillon puna, e bashkë me të po fillon edhe një histori e suksesit. Faleminderit shumë edhe për partnerin tim, Mr. Suleyman Kaptan, për besimin. Falënderoj edhe për vlerësimin e vendit, të vizionit dhe të krahut me shumë të tjerë që investuan në projektet tona në Kosovë dhe në Shqipëri. Me ndihmën e Zotit, me disiplinë, besim dhe punë, do të ndërtojmë diçka që nesër të shohim me krenari familjet tona, qytetarët tanë dhe gjithë Kosova”, tha Musliu.

/Gazeta Blic/

Enos LLC fillon punimet në lagjen ‘Prishtina e Re’, Musliu: Po nisim një projekt që do të jetë simbol i seriozitetit, forcës dhe besimit