Sporti

Zyrtare: Anthony Gordon është lojtar i ri i Barcelonës

05/29/2026 21:28
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anglez Anthony Gordon, duke mbyllur një marrëveshje të rëndësishme që pritet të forcojë projektin sportiv të klubit për sezonet e ardhshme.

Pas mbërritjes së tij në Barcelonë gjatë pasdites së djeshme, sulmuesi kaloi me sukses vizitat mjekësore, përpara se të darkonte me drejtorin sportiv Deco, ku u finalizuan detajet e marrëveshjes, transmeton GazetaBlic Sport.

Marrëveshja është mbyllur për një shumë fikse prej 70 milionë eurosh, plus bonuse shtesë. Sulmuesi anglez ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që do ta mbajë në klub deri në vitin 2031, duke treguar besimin e madh të bordit drejt potencialit të tij.

Nga ana financiare, lojtari pritet të përfitojë një pagë javore prej 346,000 eurosh, rreth 17.5 milionë euro bruto në sezon, duke dyfishuar pagën që merrte te Newcastle United dhe duke u renditur ndër më të paguarit në skuadër.

/GazetaBlic Sport/