Lajme

Enos LLC fillon punimet në lagjen ‘Prishtina e Re’, Musliu: Po nisim një projekt që do të jetë simbol i seriozitetit, forcës dhe besimit

05/29/2026 20:23
nga:Y I

Enos LLC së bashku me ‘Kaptan Group’ kanë filluar  punimet për ndërtimin e banesave në lagjen ‘Prishtina e Re’, projektin ‘City Sky’.

Drejtuesit e kompanive e cilësuan bashkëpunimin si bashkim të përvojës ndërkombëtare me inovacionin dhe vizionin modern për zhvillimin urban, duke theksuar se investimet e planifikuara synojnë të ndikojnë në transformimin e qyteteve dhe krijimin e hapësirave moderne të jetesës.

Berat Miftari prezentuesi i këtij eventi tha se ‘Kaptan Group’ operon në disa vende në të Lindjes së Mesme dhe tashmë edhe në Ballkan.

“Të nderuar të pranishëm, çdo sukses i madh fillon me një tregim ose me një themel të fortë. Dhe sonte po dëshmojmë një bashkim të dy themeleve të fuqishme me një vizion të vetëm. Njëra sjell dekada të tëra eksperiencë ndërkombëtare në inxhinieri dhe ndërtim, tjetra sjell energji, inovacion dhe vizion modern të një gjenerate të re. E së bashku, ato krijojnë një partneritet të ndërtuar jo vetëm për të realizuar projekte, por edhe për të formësuar të ardhmen. Sonte kam kënaqësinë të prezantoj kompanitë që qëndrojnë pas këtij vizioni të jashtëzakonshëm. Dhe së pari, do të fillojmë me një kompani që ka një histori të jashtëzakonshme ndërkombëtare në ndërtim dhe inxhinieri. Ajo është themeluar në Stamboll në vitin 1992 nga inxhinieri Süleyman Kaptan. Kaptan Group ka realizuar me sukses projekte madhore në tregje ndërkombëtare si Arabia Saudite, si Iraku, si Sudani”, tha Miftari.

Pronari i Kaptan Group, Suleyman Kaptan, tha se kompania e tij po e sheh Ballkanin si një nga rajonet me potencialin më të madh për investime në vitet e ardhshme.

“Si kompani ndërtimi dhe investimesh, Kaptan Group për një kohë të gjatë ka punuar në Lindjen e Mesme, konkretisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Katar. Por, siç e dini të gjithë, bota po ndryshon dhe po shfaqen konflikte të reja. Sipas mendimit tim, dhe mendoj edhe sipas mendimit të shumicës së biznesmenëve, ylli ndriçues i epokës së re do të jenë Turqia dhe Ballkani. Kjo është ajo që ne besojmë. Nëse i merrni parasysh konfliktet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Lindjen e Mesme, atëherë kjo zonë ka potencial të madh. Prandaj, ne vërtet besojmë se ky rajon do të jetë ylli ndriçues. Kjo është një nga arsyet pse po i nisim këto projekte, pse po fillojmë këtë partneritet dhe pse po investojmë këtu. Por një tjetër arsye kryesore është motivimi i partnerit tim, vizioni i tij dhe puna e tij e palodhur. Ne u bashkuam sepse kemi shumë ngjashmëri dhe besojmë se kjo është koha e duhur dhe vendi i duhur”, tha Kaptan në fjalimin e tij raporton “Gazeta Blic”.

Pronari i Enos LLC, Trim Musliu, tha se projekti që do të nisin nuk do të jetë vetëm një projekt ndërtimi por simbol i seriozitetit, forcës dhe besimit.

“Nëse diku parashihet vetëm një kantier ndërtimi, sot po vendosim themelet të cilat do të jetojnë gjatë në këtë vend. Kur shumë njerëz në këtë qytet shohin beton, ne shohim jetë. Kur shumë njerëz të tjerë shohin tokë, ne shohim qytet. Si pronar i Enas LLC, jam krenar që pas shumë sakrificave, sfidave dhe punëve të pafundme, sot po e nisim një projekt që nuk do të jetë vetëm projekt ndërtimi, por simbol i seriozitetit, forcës dhe besimit. Ne nuk jemi këtu për të bërë zhurmë. Ne kemi ardhur këtu për të lënë gjurmë. Çdo projekt që mban emrin Enas, ndërtohet me një parim: fjala e dhënë duhet të mbahet deri në fund. Në këtë rrugë nuk do ta ecim vetëm. Falënderoj secilin bashkëpunëtor, arkitekt, inxhinier e punëtorë të tjerë që besuan në projektin tonë kur ai ishte vetëm në letër. Sot po fillon puna, e bashkë me të po fillon edhe një histori e suksesit. Faleminderit shumë edhe për partnerin tim, Mr. Suleyman Kaptan, për besimin. Falënderoj edhe për vlerësimin e vendit, të vizionit dhe të krahut me shumë të tjerë që investuan në projektet tona në Kosovë dhe në Shqipëri. Me ndihmën e Zotit, me disiplinë, besim dhe punë, do të ndërtojmë diçka që nesër të shohim me krenari familjet tona, qytetarët tanë dhe gjithë Kosova”, tha Musliu.

Kaptan Group është një kompani ndërkombëtare e ndërtimit dhe inxhinierisë, e themeluar në Stamboll në vitin 1992 nga inxhinieri Suleyman Kaptan.

Ndërsa Enos LLC e themeluar në vitin 2021, operon në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit urban në Kosovë dhe Shqipëri, me projekte në Prishtinë, Ferizaj, Podujevë dhe lokacione të tjera, duke u fokusuar në arkitekturën moderne, cilësinë premium dhe konceptet bashkëkohore të jetesës.

/Gazeta Blic/