Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e barazhit.
Dinamo dhe Liria po përballen në Klinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, me të dy skuadrat që po tregohen shumë të kujdesshme.
Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Liria, ku në minutën e 43-të, mbrojtësi Yll Hoxha, lëshoi një goditje të jashtëzakonshme, e cila u prek pak nga portieri i Dinamos e më pas përfundoi në shtyllë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


