Lajme

“Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar”, Gega i përgjigjet Kurtit: Ai e ka fobi krahun e luftës dhe vazhdimisht kërkon ta sulmojë

05/30/2026 17:22
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti pas deklaratave të tij se “nuk bën edhe çlirimtar edhe zullumqar”, duke thënë se lideri i LVV-së ka vazhduar me të njëjtën gjuhë përçarëse si në opozitë, ashtu edhe në pushtet.

Në një intervistë për GazetaBlic, Gega deklaroi se Kurti vazhdimisht ka sulmuar krahun e luftës dhe sipas tij, kjo vjen nga një “fobi politike” që kryeministri ka ndaj figurave të luftës.

“Po me të thënë të drejtën Kurti nuk ka ndryshu asgjë, prej kur ka qenë në opozitë edhe në pozitë ka vazhdu me të njejtin avaz, me të njejtën gjuhë polarizuese, që ne mendoj që nuk kemi pas nevojë se na e kemi kalu fazën kur ka pas përqarje mes partive politike dhe ka fillu shoqëria me u demokratizu jashtëzakonisht mirë. Cka kemi pa te LVV te Kurti ka qenë i njejti avaz vazhdimisht, fyerje përcarje sidomos ndaj krahut të luftës që unë mendoj që ai e ka fobi çdoherë krahun e luftës dhe çdoherë kqyr aty me sulmu”, tha ai.

Ai tutje akuzoi Kurtin se ka qenë kundër proceseve të rëndësishme historike për Kosovën, përfshirë Rambujenë dhe procesin e pavarësisë.

“Ai ka deficit politik në aspektin e çlirimit të vendit që ka qenë kundër proceseve dhe ka qenë mosbesues ndaj proceseve dhe për mua këta kanë qënë të bindur që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka me pas sukses dhe ne kemi me mbët krahinë në kuadër të Serbisë si ka qenë. Ai ka qenë pjesë e zyrës, mirëpo ka qenë kundër procesit të Rambujes, ka qenë kundër procesit të pavarsisë, negociatave, e dim sa protesta ku janë vra edhe njerëz tu u kundërshtu pavarasia e Kosovës dhe prap ka mbet me të njejtin koncept, unë mendoj që ai prap mendon me bë dicka krejt tollovi dhe me fillu dicka prej zeros që me mbet ai si hero në historinë e Kosovës, se nuk dinë me u krenu me një veper të vetën që e ka bë të mirë. Edhe sa ka qenë në opozitë vazhdimisht fyrës, edhe tash në institucione e kemi për herë të parë në vendet demokratike e kemi një kryeministër që udhëheq 4 vjet me shumicë maksimale parlamentare dhe prap del e shan opozitën pa pas me prezentu një projekt të përfundum dhe nuk është që ka dicka konkrete”, theksoi ai.

Tutje ai thekson se Kurti i ka meritat e veta për punën e bërë në veri të vendit, mirëpo siç thekson ai ka ardhur koha që të zhvillohen procee më të avancuara edhe në atë pjesë të vendit.

Gega kritikoi edhe mënyrën e qeverisjes së LVV-së, duke thënë se në institucione janë favorizuar militantët partiakë, ndërsa është anashkaluar profesionalizmi.
“Veriu aty është, njerëzit kanë funksionu edhe përpara, i ka meritat e veta që ka kontribu më shumë ndoshta se ka qenë faza kur më herët kanë qenë disa negociata, kanë qenë disa zhvillime, disa procese që mendoj se tani i ka ardh koha që të zhvillohen procese më të avancuara edhe në atë pjesë të Kosovës. Nuk bën qe 6 vite me u marrë vec me një temë, në rregull vazhdojmë edhe ajo është pjesë e territorit të Kosovës, dhe ckado që bëhet mirë ne jemi për të mirën e këtij vendi. Te këta është edhe në institucione, kanë kqyr me banalizu aq shumë me militant të vet dhe këta janë mosbesues ndaj njerëzve profesionist, ka njeri që ka përvojë 20 vjeçare në institucione të punës dhe këta nuk e respektojnë profesionalizmin e kërkujt, këta mendojn që politikisht zgjidhen çështjet. Ka hup vullneti i punës dhe është zhvillu burokracia, se nuk mundësh një njeri me marrë prej rrugës dhe për herë të parë me ia dhënë rrogën në institucion të qeverisë edhe me prit dicka prej tij”, përfundoi Gega për GazetaBlic.