Një aksident ka ndodhur sot në dalje të Prishtinës, më saktësisht në Veternik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për GazetaBlic, se në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Pllana tutje deklaroi se nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar.


