Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 7, Rrahman Rama, ka deklaruar se fushata e partisë e nisur në Ferizaj do të përmbyllet me një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e 7 qershorit, raporton GazetaBlic.
Ai tha se entuziazmi i mbështetësve dhe vullneti i aktivistëve i japin besim se PDK do të ketë sukses në këto zgjedhje.
Rama falënderoi qytetarët e Ferizajt për përkrahjen dhe u shpreh se fushata do të vazhdojë në gjithë Kosovën.
Postimi i plotë:
Sonte në Ferizaj nisëm rrugëtimin e kësaj fushate, e cila më 7 qershor do të kurorëzohet me rezultat të jashtëzakonshëm të PDK-së.
Gjithë entuziazmi i mbështetësve dhe vullneti i aktivistëve, më bëjnë të besoj se pas 10 ditësh do të ketë STOP!
Faleminderit për përkrahje Ferizaj. Shihemi Kosovë!
#Rr7
#PDK125


