Lajme

20-shi i Lidhjes Demokratike, Shkëmb Manaj: Ringritja e madhe po ndodh!

05/28/2026 20:52
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 20, Shkëmb Manaj, ka shprehur mbështetjen e tij për fushatën e partisë, duke theksuar identitetin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës si pasardhëse e vizionit të Ibrahim Rugovës, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi, Manaj ka deklaruar se “ringritja e madhe po ndodh”, ndërsa ka bërë thirrje për mbështetje ndaj LDK-së dhe kandidaturës së tij në zgjedhjet e 7 qershorit.

Postimi i plotë:

Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës!
Ne jemi pasardhësit e Ibrahim Rugoves!
Ringritja e madhe po ndodh✌️!
LDK 113✅ Shkëmbi 20✅