Lajme

Abdixhiku në hapjen e fushatës: Lidhja jonë është ngritur në këmbë, s’ka gjë që na rrëzon

05/28/2026 18:29
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës është e madhe.

Ai tha salla në këtë tubim është mbushur plot dhe sipas tij, lidhja është bashkuar dhe është ngritur në këmbë.

Abdixhiku gjithashtu u shpreh se nuk ka gjë që i rrëzon, i trazon dhe i thyen.

“Kohërat ndërrojnë, akterët vijnë e shkojnë, një gjë nuk ndryshon asnjëherë, LDK njëherë, LDK gjithherë. Sonte nga kjo sallë e mbushur plot, me gjithë këtë mbështetje, le t’i tregojmë gjithë Kosovës se lidhja jonë është ngritur në këmbë, është bashkuar fort, është gati për secilës sfidë që na vjen përpara. “ S’ka gjë që na rrëzon, s’ka gjë që na trazon, s’ka gjë që na thyen sot, jemi bërë bashkë, hajdeni tash”, tha ai.