Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i SSC Napoli.
Ish-trajneri i AC Milan ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara nga klubi napolitan dhe firma në kontratë pritet të vijë shumë shpejt.
Marrëveshja konsiderohet e mbyllur mes palëve, me Napolin që tashmë ka zgjedhur pasuesin për stolin e skuadrës.
Kujtojmë se Allegri ishte pjesë e Milanit këtë sezon, ku nuk arriti ta kualifikojë ekipin në Champions League.
/GazetaBlic Sport


