Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj ndarjes së bonusit prej 100 eurosh, duke kritikuar dallimin mes sektorit privat dhe atij publik, raporton GazetaBlic.
Ai rikujton se punëtorët e sektorit privat me paga mbi 1,000 euro nuk përfitojnë bonusin, ndërsa në sektorin publik përfitimet vazhdojnë edhe për ata me paga më të larta, madje me shtesa si paga e 13-të.
Sipas tij, kjo nuk është barazi, por trajtim i padrejtë: “Për dikë nanë, për dikë njerkë.”
“A po dëgjoj mirë apo jo, që punëtorët dhe shërbyesit e sektorit privat që e kanë pagën mbi 1000 euro, nuk u takon “bonusi 100 euro”? E atyre të sektorit publik, edhe pse e kanë pagën mbi 1,000 euro, ne gjase, jo vetëm që u takon, por i morën edhe 1,000 euro shtesë me pagën e 13-të. Kjo është barazi se jo mahi? Për dikë nanë, për dikë njerkë’, shkruan Muharremi.


