Sporti

Neymar humb ndeshjen e parë në Kupën e Botës

05/28/2026 15:01
nga:Mergim Rreci

Neymar ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë për rreth 2-3 javë, pas ekzaminimeve mjekësore që konfirmuan problemin fizik të sulmuesit brazilian.

Lajmi përbën një goditje të rëndë për Brazilin, pasi ylli i “Seleçaos” do të humbasë ndeshjet miqësore para Kupës së Botës dhe rrezikon të mos jetë gati as për sfidën hapëse ndaj Marokut.

Stafi mjekësor po monitoron nga afër gjendjen e Neymarit, ndërsa rikuperimi i tij do të varet nga reagimi ndaj trajtimit në ditët në vijim.

Trajneri i Brazilit pritet të vendosë në ditët e ardhshme nëse Neymar do të përfshihet në listën përfundimtare për ndeshjet e para të turneut.

/GazetaBlic Sport/