Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës, në një seancë me intensitet të lartë dhe fokus të madh në aspektin taktik.
Megjithatë, dita e punës nuk ka kaluar pa shqetësime për stafin teknik, pasi mbrojtësi Andi Hoti është detyruar ta ndërpresë stërvitjen para kohe për shkak të një lëndimi në nyje, transmeton GazetaBlic Sport.
Futbollisti ka ndjerë shqetësime gjatë seancës dhe, si masë parandaluese, është larguar nga fusha për të shmangur përkeqësimin e gjendjes.
Stafi mjekësor i Kombëtares së Kosovës pritet t’i nënshtrojë ekzaminimeve të detajuara për të përcaktuar shkallën e lëndimit të Hotit.
Ndërkohë, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me grupin tjetër të lojtarëve, duke u fokusuar kryesisht në organizimin e lojës dhe detajet taktike para dy sfidave miqësore.
/GazetaBlic Sport/


