Lajme

Osmani fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK: Ta dëshmojnë që Kosova fiton kur bashkohemi rreth vizionit e dinjitetit

05/28/2026 13:10
nga:Sh R

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se i pret qytetarët në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, nga ora 18:00.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar,  “Të bashkohemi për Kosovën”.

Ndërkohë, nga sot ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor.