Situata rreth Neymarit para Kupës së Botës po shihet si shqetësuese, pas zhvillimeve të fundit që kanë ngritur dyshime për gjendjen e tij fizike.
Sulmuesi brazilian iu nënshtrua një MRI dje dhe, sipas raportimeve, u largua nga klinika dukshëm i shqetësuar dhe emocional, duke shtuar pasiguritë rreth rikuperimit të tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Në të njëjtën kohë, stafi i Carlo Ancelottit dyshon se Santos mund të mos e ketë bërë publike seriozitetin e plotë të dëmtimit, duke e përshkruar atë vetëm si një “grumbullim i vogël lëngu” në pulpë.
Ndërkohë, është konfirmuar tashmë se Neymar do të mungojë në ndeshjet miqësore kundër Panamasë dhe Egjiptit, një tjetër goditje për përgatitjet e Brazilit.
E ardhmja e tij para turneut mbetet e paqartë, ndërsa tifozët brazilianë presin me shqetësim zhvillimet e mëtejshme rreth gjendjes së yllit të tyre.
/GazetaBlic Sport/


