Barcelona po përgatitet të bëjë një hap të madh në merkato, duke synuar transferimin e sulmuesit argjentinas Julián Alvarez.
Sipas raportimeve, klubi katalunas po shqyrton paraqitjen e një oferte zyrtare në vlerën prej 90 milionë eurosh, plus bonuse, e cila mund të dërgohet në orët në vijim drejt Atletico Madridit, transmeton GazetaBlic Sport.
Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se marrëveshja personale mes Barcelonës dhe lojtarit është në një fazë shumë të avancuar, duke rritur optimizmin për një marrëveshje të mundshme.
Alvarez, një nga sulmuesit më të vlerësuar në futbollin evropian, shihet si një përforcim strategjik për repartin ofensiv të Barcelonës, teksa klubi synon të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Gjërat mes palëve raportohet se po lëvizin me shpejtësi, ndërsa mbetet të shihet reagimi i Atletico Madridit ndaj ofertës së mundshme.
/GazetaBlic Sport/


