Lajme

Çmimi i naftës mbetet i njëjtë, benzina ulet për 1 cent

05/28/2026 09:00
nga:L J

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për sot, ku vërehet se çmimi i naftës ka mbetur i pandryshuar krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas vendimit të fundit, nafta (dizeli) vazhdon të shitet me çmim maksimal prej 1.58 euro për litër, ndërsa benzina ka pësuar ulje për 1 cent krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 1.52 euro për litër.

Ndërsa çmimi i gazit mbetet 0.74 euro për litër. Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.