Sporti

Maran: Do të bëj maksimumin me Shqipërinë

05/28/2026 08:06
nga:Mergim Rreci

Rolando Maran ka pak ditë që ka marrë detyrën e trajnerit të Kombëtares dhe gjatë kësaj kohe përveç përpilimit të listës për miqësoret e qershorit ka parë shumë ndeshje të Kuqezinjve.

Në një intervistë për FSHF TV ai thotë se do të bëjë maksimumin për të sjellë rezultatet.

“Kam parë të gjitha ndeshjet që kam mundur dhe ende tani po mundohem t’i ndjek sa më shumë të jetë e mundur, sepse kanë kaluar vetëm pak ditë nga momenti që nisi kjo histori. Ndaj jam plotësisht i përfshirë, ndjek çdo gjë me shumë interes, duke kërkuar të zbuloj sa më shumë gjëra që të jetë e mundur, sepse kemi pak kohë dhe fillojmë menjëherë. Dua t’i bëj gjërat në maksimumin e mundësive të mia”, tha trajneri i Kombëtares, Rolando Maran.