Sporti

Sonte, finalja e madhe në Conference League

05/27/2026 15:28
nga:Mergim Rreci

Sonte luhet finalja e Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano.

Kjo sfidë pritet të sjellë një ndeshje të fortë ku të dy skuadrat synojnë trofeun e parë evropian në histori.

Ndeshja finale do të luhet në Leipzig, me fillim nga ora 21:00, ndërsa interesimi i tifozëve për këtë përballje është jashtëzakonisht i madh.

Për klubin anglez, kjo është finalja e parë evropiane ndonjëherë, pas një sezoni fantastik. Palace mbërriti deri në finale pasi eliminoi Shakhtar Donetsk në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Në anën tjetër, skuadra spanjolle Rayo Vallecano po jeton një nga momentet më të mëdha në historinë e klubit. Ekipi madrilen siguroi finalen pasi eliminoi Strasbourg-in me rezultat të përgjithshëm 2-0 në gjysmëfinale.

Finalja e sivjetme konsiderohet speciale pasi përballen dy skuadra që nuk kanë traditë të madhe në garat evropiane, por që kanë surprizuar gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në Conference League. Fituesi i trofeut do të sigurojë gjithashtu pjesëmarrjen në UEFA Europa League për sezonin e ardhshëm.