Sporti

Policia ndalon një automjet që ilegalisht po transportonte 31 dele

05/27/2026 08:59
nga:G B

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në fshatin Kokaj, në të cilin ka hasur transportim ilegal të kafshëve.

Sipas raportit policor, i dyshuari që po drejtonte automjetin ishte duke transportuar 31 dele pa dokumente përkatëse.

“Fsh. Kokaj / 26.05.2026 – 08:55. Është ndaluar automjeti transportues që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se transportonte 31 dele pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, automjeti me kafshët i dorëzohet doganës për procedurë të mëtejme.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.