Daniel Lekndreaj duket se po përgatitet seriozisht për sfidën e radhës në karrierën e tij, qoftë në basketbollin kosovar, shqiptar apo edhe jashtë trojeve shqiptare.
Basketbollisti i njohur shqiptar është rikuperuar nga lëndimi dhe ka filluar stërvitjet individuale, teksa është më gati se kurrë për sezonin e ri.
Lekndreaj ishte pjesë e KB Prishtina në sezonin e kaluar, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellën e KB Peja dhe KB Bashkimi.
Ai njihet për energjinë e tij të madhe në parket, teksa kudo që ka luajtur ka fituar zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij.
Kujtojmë se basketbollisti është i lirë dhe për të kanë shprehur tashmë interesim disa skuadra, teksa mbetet të shihet se ku do të luajë në sezonin 2026-27.


