Lajme

Rama: Do t’a çojmë përpara projektligjin për vlerat e luftës!

05/26/2026 22:01
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, së bashku me bashkëluftëtarë u mblodhën për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

Rrama tha se u zotuan për t’a çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, për të cilin tha se ai bashkë me 40 deputetë e kanë nënshkruar tashmë.

“Me bashkëluftëtarë u mblodhëm bashkë për t’i dhënë mbështetjen kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamzës.Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, për të cilin unë bashkë me 40 deputetë e kemi nënshkruar tanimë.Shokët e luftës i falenderova për përkrahjen e palëkundur” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: