Nico Paz është i vendosur të qëndrojë tek Como për një sezon tjetër, pavarësisht se ish-klubi i tij Real Madrid ka mundësinë ta nënshkruajë atë përsëri për një tarifë nën 9 milionë euro këtë verë.
Për disa muaj, është raportuar se Real Madridi ka marrë vendimin për të aktivizuar klauzolën e riblerjes për Nico Paz këtë verë.
Megjithatë, trajneri i Comos, Cesc Fabregas, e ka bërë të qartë së fundmi se klubi dëshiron ta mbajë mesfushorin e vitit në Serie A, dhe tani, raportet nga Gianluca Di Marzio pohojnë se edhe vetë Nico Paz dëshiron të qëndrojë në Itali për një vit tjetër.
/GazetaBlic Sport


