Sporti

Real Madrid arrin marrëveshje me Rudiger për kontratën e re

05/26/2026 15:46
nga:Mergim Rreci

Antonio Rüdiger dhe Real Madrid  kanë arritur një marrëveshje verbale për vazhdimin e bashkëpunimit, e cila pritet ta mbajë mbrojtësin gjerman në “Santiago Bernabéu” deri në qershor të vitit 2027.

Sipas burimeve pranë klubit, të dy palët kanë rënë dakord për kushtet kryesore të kontratës së re dhe procesi i formalizimit të saj pritet të përmbyllet së shpejti.

Njoftimi zyrtar i rinovimit, megjithatë, mund të shtyhet për një moment më të përshtatshëm, pasi klubi po kalon një periudhë të lidhur edhe me procesin zgjedhor të brendshëm.

Me këtë rinovim të pritshëm, Real Madrid synon të forcojë vazhdimësinë në repartin defensiv, duke mbajtur një nga lojtarët kyç të skuadrës për vitet e ardhshme.

/GazetaBlic Sport/