Sporti

Gattuso rikthehet në Serie A me Lazion, mësohet paga e trajnerit italian

05/26/2026 10:51
nga:Mergim Rreci

Gennaro Gattuso është trajneri i ri i Lazios dhe rikthehet në Serie A pas pesë vitesh.

Klubi romak vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Maurizio Sarri pas një sezoni zhgënjyes, ku Lazio përfundoi në vendin e nëntë dhe humbi finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas mediave italiane, palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare, ndërsa Gattuso pritet të përfitojë rreth dy milionë euro në sezon.

Ish-mesfushori legjendar italian ishte pa skuadër prej dy muajsh pas eksperiencës së shkurtër si trajner i Italisë. Në të kaluarën ai ka drejtuar edhe Napolin, me të cilin fitoi Kupën e Italisë, si dhe Milanin, Valencian, Marsejën dhe HNK Hajduk Split.

/GazetaBlic Sport/