Gjiganti turk Galatasaray ka marrë avantazh ndaj rivalëve të Fenerbahces në garën për transferimin e sulmuesit portugez Rafael Leao.
Sipas raportimeve të publikuara nga La Gazzetta dello Sport, drejtuesit verdhekuq janë të gatshëm t’i ofrojnë yllit të AC Milan një pagë marramendëse prej 10 milionë eurosh në sezon, në përpjekje për ta bindur të transferohet në Stamboll.
Leao konsiderohet si një nga objektivat më të mëdhenj të merkatos verore në Turqi dhe interesi i dy klubeve rivale ka ndezur edhe më shumë konkurrencën mes tyre. Galatasaray duket se po lëviz më shpejt në negociata, duke tentuar të sigurojë një marrëveshje para se Fenerbahçe të paraqesë ofertën finale.
Nëse transferimi realizohet, Leao do të bëhej një nga futbollistët më të paguar në historinë e futbollit turk dhe një goditje e madhe marketingu për Galatasarayn para sezonit të ri europian.
/GazetaBlic Sport/


