Lajme

20 i LDK-së, Shkëmb Manaj merr përkrahje në Istog: Krenar me qenë përfaqësues i tyre në Kuvendin e Republikës!

05/26/2026 07:50
nga:G B

Kandidati me numër 20 për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka marrë përkrahje në fshatrat e Istogut, raporton Gazeta Blic.

“Krenar me qenë përfaqësues i tyre në Kuvendin e Republikës! Faleminderit për pritjen e ngrohtë, për përkushtimin dhe përkrahjen e madhe në këtë proces historik për Kosovën”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot në Nëndegën e Istogut, të Vrelles, të Rakoshit dhe të Istogut të Poshtëm e Dubraves, në takime mobilizuese me strukturat tona të cilat me zemër dhe me shpirt po angazhohen për ringritjen e LDK-së me 7 qershor.

Krenar me qenë përfaqësues i tyre në Kuvendin e Republikës!

Faleminderit për pritjen e ngrohtë, për përkushtimin dhe përkrahjen e madhe në këtë proces historik për Kosovën✌️

Bashkë për LDK-në. Bashkë për Republikën.

LDK 113 ✔️

Vjosa 1 ✔️ Lumiri 2 ✔️ Shkëmbi 20 ✔️ Naimi 72 ✔️