Lajme

“Trendi i rritjes vazhdon më 7 qershor” – Peci: Opozita e pati fajin për bllokadën, ata do të ndëshkohen

05/25/2026 21:09
nga:Genita C

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci  e ka akuzuar opozitën për bllokadën e ndodhur në zgjedhjen e presidentit.

Peci ka thënë se Vetëvendosja do të ketë rritje në përqindje të votuesve ndërsa opozita do të ndëshkohet.

“Qytetarët barrën e bllokadës nuk i’a kanë lënë Albin Kurtit, por Opozitës përshkak se këta të fundit disa herë e kanë bërë bllokimin duke filluar nga zgjedhja e kryeparlamentarit, prandaj këto zgjedhje do të vazhdojmë me rritje të përqindjes”, tha ai në Kanal10.