Analisti Arbnor Sadiku ka vlerësuar se pagesat prej 100 euro nga qeveria nuk pritet të kenë ndikim të madh në vendimmarrjen e votuesve.
Duke iu referuar masës së fundit të qeverisë së Albin Kurti, ai thekson se shumica e qytetarëve e shohin këtë shumë si ndihmë afatshkurtër dhe jo zgjidhje për problemet ekonomike si çmimet, pagat dhe kostoja e jetesës.
Sipas Sadikut, për një pjesë të votuesve mund të krijohet simpati momentale, por për shumicën këto pagesa interpretohen si veprime me karakter elektoral në prag të zgjedhjeve.
“Jo, nuk besoj që ndikojnë shumë mirë. Shumica e njerëzve e kuptojnë që “100 eurot” janë ndihmë momentale dhe jo zgjidhje reale për çmimet, pagat apo jetën e përditshme. Për një pjesë të votuesve mund të krijojnë simpati afatshkurtër, por te shumë të tjerë duken si veprim elektoral para zgjedhjeve. Në fund, vota zakonisht do duhej vendosur më shumë nga pakënaqësia ose besimi i përgjithshëm ndaj qeverisë sesa nga një pagesë e vetme”, tha Sadiku për GazetaBlic.


