La Liga ka zbuluar listën e futbollistëve të nominuar për çmimin prestigjioz “Lojtari i Sezonit”.
Në listën e kandidatëve bie në sy edhe prania e lojtarit kosovar, Vedat Muriqi, i cili ka zhvilluar një sezon fantastik me Mallorca, duke qenë një nga sulmuesit më vendimtarë në elitën spanjolle.
Të nominuarit:
• Lamine Yamal
• Vedat Muriqi
• Kylian Mbappé
• Pablo Fornals
• Nicolas Pepe
Gara për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit pritet të jetë mjaft e fortë.
/GazetaBlic Sport


