Kandidati për deputet i LDK-së, Shkëmb Manaj, me numër 20 në listë, ka falënderuar mërgatën për pritjen madhështore dje në Zvicër, raporton Gazeta Blic.
“Mërgata foli qartë: ajo është ngritur fuqishëm në këmbë për ringritjen e madhe të LDK-së”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Mërgata foli qartë: ajo është ngritur fuqishëm në këmbë për ringritjen e madhe të LDK-së!
Dje ishte ditë feste në Zvicer!
Kur bashkohen njerëzit e sakrificës, të punës dhe të dashurisë për atdheun, askush nuk mund ta ndalë rikthimin e madh!
Faleminderit për pritjen madhështore, për besimin dhe për mbështetjen që po i jepni frymës së bashkimit tonë! LDK një herë, LDK përherë!
LDK 113
Vjosa 1 Lumiri 2 Shkëmbi 20


