Lajme

Fundjavë e ngarkuar në veri të vendit, policia me aksion dhe arrestime

05/25/2026 07:52
nga:G B

Gjatë fundjavës, në rajonin verior të Kosovës janë raportuar disa raste të ndara kriminale dhe ndërhyrje policore.

Në Skenderaj, policia ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjatë kontrollit, është sekuestruar edhe një thikë.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Veriut, Policia ka ndaluar dy persona që dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë.

Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua, të cilët janë intervistuar nga policia.