Lajme

Arben Gega: Do t’i mbroj vlerat e luftës së UÇK-së në Kuvendin e Kosovës

05/24/2026 19:24
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 68, Arben Gega, ka kritikuar qasjen e institucioneve ndaj veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe përçarëse, raporton GazetaBlic.

Ai tha se është për keqardhje mënyra se si janë trajtuar ata që, sipas tij, morën armët për lirinë e vendit pa e ditur nëse do të ktheheshin gjallë në shtëpi. Gega theksoi se ndaj tyre është nxitur urrejtje nga qeveria aktuale, duke bërë thirrje për ndryshim të kësaj qasjeje.

Më tej, ai shprehu gatishmërinë që të kontribuojë në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të luftës së UÇK-së brenda Kuvendit të Kosovës.

“Është për keqardhje trajtimi që u është bërë veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së. Për ata njerëz që kapen pushkën pa e ditur nëse do kthehen gjallë në shtëpi, sot është ndjell vetëm urrejtje nga kjo qeveri. Hajde ta çmontojmë këtë qasje. Unë mezi pres të jap kontributin tim në vlerat e luftës brenda Kuvendit të Kosovës”, tha Gega.