Lajme

Daut Haradinaj: Ardian Gjini është shansi i ri për Kosovën

05/24/2026 15:46
nga:Genita C

Daut Haradinaj ka vlerësuar figurën e Ramush Haradinajt, duke thënë se ai ka udhëhequr Aleancën me nder për 26 vite dhe ka lënë gjurmë në historinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se ardhja e Ardian Gjinit në krye të AAK-së paraqet një kapitull të ri për partinë dhe vendin, duke e cilësuar atë si lider me vizion, dije dhe guxim për të sjellë zgjidhje e zhvillim.

Postimi i plotë:

Një kapitull u mbyll me nder, për t’u hapur një i ri me vizionin që e kërkojnë rrethanat e reja.

Për 26 vite, subjekti ynë politik u udhëhoq nga një politikan i jashtëzakonshëm, burrështetas i rrallë dhe luftëtar i madh. Figura e Ramush Haradinajt nuk kërkon zëvendësim. E ka vendin e vet në historinë e këtij shteti, nga pushka e lirisë deri te Ushtria e Kosovës së pavarur. Mirënjohës për jetë.

Sot, kur Aleancën e merr në drejtim një lidership i ri, kjo nuk është rastësi. Ardian Gjini vjen si një nevojë e pashmangshme, jo vetëm për Aleancën, por edhe për Republikën e Kosovës. Një vizionar me ide të qarta, me guxim dhe dije. Një frymë që sot më shumë se kurrë i duhet këtij vendi. Punë e jo dramë. Zgjidhje e jo probleme.

Politikan dhe menaxher par excellence, është nder ta kemi prijës. Kosova e ka një shans të madh të udhëhiqet nga Ardian Gjini.