Sporti

Ismet Munishi me urim të veçantë për Vushtrrinë dhe Feronikelin ’74

05/23/2026 21:46
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka reaguar pas sigurimit të ngjitjes në elitën e futbollit kosovar nga Vushtrria dhe Feronikeli ’74.

Përmes një postimi, Munishi ka uruar të dy klubet për suksesin e arritur, duke vlerësuar se ngjitja në Superligë ka ardhur me plot meritë, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai gjithashtu uroi edhe dy kolegët e tij, Granit Begollin dhe Armend Dallkun, për punën dhe suksesin e arritur me skuadrat respektive.