Sporti

E ngjiti Feronikelin ’74 në Superligë, Granit Begolli: Ky sukses është rezultat i punës dhe sakrificës!

05/23/2026 19:30
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Feronikelit 74, Granit Begolli ka reaguar pas suksesit historik të klubit, duke e cilësuar rikthimin në Superligën e Kosovës si rezultat të punës së përbashkët dhe sakrificës gjatë gjithë sezonit.

“Feronikeli aty ku e meriton! Urime të gjithëve për suksesin që e arritëm së bashku,” u shpreh Begolli, duke vlerësuar maksimalisht kontributin e futbollistëve, stafit dhe të gjithë atyre që ishin pjesë e klubit.

Ai theksoi se secili anëtar i ekipit ka dhënë maksimumin për ta rikthyer “Nikli”-n në elitë, duke e quajtur këtë arritje fryt të punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm gjatë sezonit.

“Faleminderit kryesisë për besimin, lojtarëve për angazhimin dhe stafit për përkushtimin gjatë gjithë sezonit. Ky sukses është rezultat i punës dhe sakrificës,” shtoi trajneri i Feronikelit.

/GazetaBlic Sport/