Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Geci, ka njoftuar për hapjen e zyrës së LDK-së në Skenderaj, një ngjarje që sipas tij bart simbolikë të veçantë për rikthimin dhe organizimin e subjektit politik në këtë komunë.
Sipas njoftimit, inaugurimi i zyrës së Degës së LDK-së në Skenderaj do të mbahet nesër në ora 14:30, në të njëjtin lokacion ku gjatë viteve ’90 janë zhvilluar aktivitete historike të partisë.
Geci ka bërë të ditur se në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, të cilët do të jenë pjesë e ceremonisë së hapjes.
“Pas 17 vitesh, ky rikthim ka një domethënie të veçantë dhe simbolizon vazhdimësinë, bashkimin dhe besimin në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar Geci në postimin e tij.
/GazetaBlic/


