Gjithçka është tashmë gati për finalen e madhe të EuroLeague, ku të dielën, më 24 maj, do të përballen dy gjigantët e basketbollit europian, Real Madrid dhe Olympiacos.
Finalja do të nisë nga ora 17:00 dhe pritet të sjellë spektakël të madh për tifozët e basketbollit, me dy skuadrat që synojnë trofeun më prestigjioz europian për klube, transmeton GazetaBlic Sport.
Real Madridi siguroi finalen pasi triumfoi ndaj Valencia në gjysmëfinale, ndërsa Olympiacos eliminoi Fenerbahçe Beko për të rezervuar vendin në ndeshjen vendimtare.
Të dy ekipet kanë treguar formë të jashtëzakonshme gjatë sezonit dhe finalja pritet të jetë një duel i fortë mes përvojës, cilësisë dhe ambicies për titullin europian.
Bracket is almost complete 👀@Olympiacos_BC 🆚 @RMBaloncesto will be the Championship Game in 2026 #F4GLORY pic.twitter.com/efkR8CE3Jj
— EuroLeague (@EuroLeague) May 22, 2026
/GazetaBlic Sport/


