Sporti

Real Madrid në avantazh ndaj Valencias në gjysmëfinalen e EuroLeague

05/22/2026 20:50
nga:Mergim Rreci

Valencia dhe Real Madrid po zhvillojnë gjysmëfinalen e dytë të EuroLeague, atje ku është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes me shifra rekorde.

Pas 20 minutave lojë, të dyja skuadrat kanë treguar intensitet të lartë, por që Real Madrid ka epërsinë me rezultat 62-56, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e dytë pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e finalistit të dytë të këtij edicioni të Final Four, i cili do të përballet me Olympiacos në finalen e madhe të EuroLeague.

/GazetaBlic Sport/