Në një atmosferë të zjarrtë basketbolli europian, po zhvillohet gjysmëfinalja e EuroLeague mes Olympiacos dhe Fenerbahçe.
Ndeshja po luhet në “Telekom Center”, ku tifozët kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme që po i jep intensitet maksimal përballjes mes dy gjigantëve të basketbollit europian, transmeton GazetaBlic Sport.
Në fakt, ndoshta spektakli më i madh po shihet në tribuna, sepse në parket skuadrat nuk kanë realizuar shumë pikë.
Pas 10 minutave lojë, grekët kanë avantazh me rezultat 18-12 , me turqit që po kanë vëshitrësi të mëdha për të shënuar.
/GazetaBlic Sport/


