Sporti

Andres Iniesta e fillon karrierën si trajner

05/22/2026 16:58
nga:Mergim Rreci

Legjenda e futbollit spanjoll, Andres Iniesta, ka nisur zyrtarisht karrierën si trajner.

Ish-mesfushori i Barcelonës është emëruar në krye të klubit Gulf United nga Dubai, duke hapur një kapitull të ri në futboll në moshën 42-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, ndërsa Iniesta pritet të nisë menjëherë punën me klubin arab.

Pas një karriere të jashtëzakonshme si lojtar, ku fitoi trofe të shumtë me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës, spanjolli tani do të synojë suksesin edhe nga pankina.

/GazetaBlic Sport/