Lajme

Hamilton publikon pamje nga Ura e Ibrit- Thellësisht mirënjohës ndaj partnerëve të NATO që shërbejnë përkrah nesh në KFOR

05/22/2026 13:24
nga:L J

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, gjatë vizitës së tij në Kosovë qëndroi edhe te Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Nga atje ai publikoi një fotografi duke e kaluar urën dhe shprehi mirënjohje për partnerët e NATO-s që shërbejnë në KFOR krah SHBA-së.

“Duke kaluar urën e Mitrovicës me kapitenin Raemy të Forcave të Armatosura Zvicerane nga Ekipi i Monitorimit dhe Ndërlidhjes i KFOR në veri të Kosovës. Thellësisht mirënjohës ndaj partnerëve të NATO që shërbejnë përkrah nesh në KFOR”, ka shkruar ai.

Hamilton pëveçse në Kosovë ku u takua me krerë të vendit, vizitoi edhe Serbinë.