Lajme

Behrami: Prokuroria duhet të zbarkojë në Qeveri, ndarja e 100 eurove është blerje klasike e votës

05/22/2026 09:57
nga:Y I

Artani Behrami nga PDK ka reaguar ashpër pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ndarjen e nga 100 eurove për disa kategori në Kosovë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Behrami e ka cilësuar këtë vendim si blerje klasike të votës dhe ka kërkuar reagim nga organet e drejtësisë.

“Prokuroria duhet tani të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës. Kjo është blerje klasike e votës, është ndikim i drejtpërdrejtë te votuesit”, ka shkruar ai.

Sipas tij, veprimi bie ndesh me Kodin Penal të Kosovës, duke cituar dispozitën që parasheh se “keqpërdorimi i varësisë ekonomike apo profesionale për të ndikuar te votuesi që të votojë në një mënyrë të caktuar ose të mos votojë, dënohet me 1 deri në 5 vjet burgim”.