Lajme

Kumrije Temaj thirrje organeve të drejtësisë – Rishikojeni me kujdes rastin e djalit tim, gjakun e tij nuk e fal!

05/22/2026 20:23
nga:Y I

I riu Jeton Temaj, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta mbrëmjen e 27 majit të vitit 2022, natën tragjike ishte në shoqërinë e katër personave.

Zonja Kumrije, nëna e tij, na rrëfeu për dokumentarin “Expose” se katër personat që kanë qenë së bashku me djalin e saj atë natë dhe familjet e tyre, nuk i ka pranuar në të pamen e djalit.

Ajo me zemër të vrarë dhe të lënduar nga dhimbja tha se gjakun e djalit nuk e fal dhe se do luftojë deri në fund për të nxjerrë të vertetën s’e çfarë ka dnodhur atë natë tragjike maji.

“Dua të bëhem krenare dhe e fortë me nxjerr në dritë rastin e djalit” tha e përlotur nëna Kumrije.

“Si kam pranu me më ardhë në të pame të djalit dhe asnjë mbështetje nga ata s’e kam dhe as nuk i pranoj. Dhe gjakun e djalit nuk e fali, sa të jem gjallë me jetu, gjakun e djalit nuk e fal dhe gjakun e djalit me pare nuk e shes. Dua të bëhem krenare dhe e forte me e nxjerr rastin e djalit tim me nxjerr në dritë pse ma mbytën dhe pse janë në liri ata, asnjë ditë në paraburgim s’janë”

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me dy vjet burgim, njërin nga të përfshirët në rastin e vdekjes më plot dyshime të Jeton Temajt duke e shpallur fajtor për aksidentin që thuhet se kishte ndodhur atë natë.

Zonja Kumrije thotë se kjo është shumë e padrejtë pasi djali i saj nuk ka qenë një ‘zog pule’.

Dënimin e shqiptuar nga gjyqtarja e rastit, Sabrije Rracaj, nëna Kumrije thotë se nuk e pranon pasi sipas saj nuk ka qenë rrezikim i trafikut publik por se e njëjta pranon vetëm raportin e mjekësisë ligjore ku thuhet se vdekja ka qenë e dhunshme.

Kumrije Temaj, nëna e të djerit Jeton Temaj pati një thirrje për organet e drejtësisë na rishikojnë me kujdes rastin e djalit të saj pasi potencoi se të njëjtit e kanë autopsinë tash 3 vite e gjysëm.

Ajo bëri thirrje për të disatën herë gjatë intervistës për ndihmë në lidhje me rastin dhe për drejtësi.

VIDEO: