Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë–Podujevë, raporton Gazeta Blic.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja rajonale e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.


