Lajme

“Po na vonojnë, por Prishtina do të transformohet”, Perparim Rama thotë se nuk do ta lejojë këtë

05/21/2026 18:57
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur kritika ndaj qeverisë, duke e akuzuar atë për bllokim të punëve në kryeqytet.

Rama, i ftuar në Frontal në T7, ka kujtuar bllokadën e buxhetit vitin e kaluar, e duke shtuar se ka pasur tentim të bllokimit edhe këtë vit.

‘’E cila ka stagnu dhe vonu për shkak të bllokadës së buxhetit në vitin 2025. E dini çfarë sfidash kemi pas në vitin 2025, tentuan me blloku buxhetin prapë edhe në vitin 2026, por nuk i lejuam. Po them, nuk do t’i lejmojmë të na ndalojnë punën as këtu. Vetëm vonim se pshtim s’ka”, ka thënë ai.