Lajme

Kurti në Gjilan: Diskutuam për ekonominë, sigurinë dhe diasporën

05/21/2026 13:40
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e lagjes Arbëria në Gjilan, ku është diskutuar për rritjen ekonomike, investimet në ushtri, mbrojtje dhe siguri, si dhe rolin e diasporës në politikat qeverisëse, raporton GazetaBlic.

Kurti ka vlerësuar takimin si të rëndësishëm dhe cilësor, duke theksuar se është karakterizuar nga ide të reja dhe perspektiva të ndryshme.

Ai ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre.