Kryetari i LDK-së, në mbledhjen komemorative të mbajtur për nder të Alush Gashit ka mbajtur një fjalim emocionues.
Ai tha se raporti i tyre nuk u ndërtua kurrë si raport distance ndërmjet brezash por si miqësi.
“Në diferencë moshe, ai mund të ishte lehtësisht prindi im. I përkiste një brezi tjetër. Një kohe tjetër. Një formimi tjetër. Por, çuditërisht bukur, raporti ynë nuk u ndërtua kurrë si raport distance ndërmjet brezash. U ndërtua si miqësi. Dhe këtë miqësi e ndërtoi ai vetë, që në fillim; me atë natyrën e tij të qetë, me urtësinë e tij pa imponim, me një afërsi njerëzore që nuk ta kujtonte kurrë diferencën e moshës, por vetëm besimin.Në vitet tona të afërsisë, pata fatin të ndaj me profesor Alush Gashin shumë udhëtime. Kryesisht në qendra të mëdha botërore; në Washington, Londër, Paris, Bruksel, Berlin e gjetiu; në institucione ku vendosen fatet e kombeve të vogla si i yni.Dhe në secilin prej atyre udhëtimeve, unë nuk po udhëtoja vetëm me një bashkëpunëtor politik. Po udhëtoja me një kujtesë të gjallë të Kosovës sonë moderne” tha Abdixhiku në fjalën e tij raporton “Gazeta Blic”.
Abdixhiku tha ndër të tjera ‘Profesor, nuk e kam menduar kështu. Jo kaq herët. Jo kaq papritur. Jo pa u përshëndetur’
Fjala e plotë:


