Lajme

Haradinaj kujton dëshmorët e Stagovës: Sakrifica e tyre, udhërrëfyes për Kosovën

05/21/2026 10:17
nga:Genita C

Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë në Stagovë të Kaçanikut, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai tha se Kaçaniku me rrethinë ka qenë gjithmonë në mbrojtje të atdheut, ndërsa theksoi se heroizmi dhe trashëgimia e të rënëve duhet të shërbejnë si frymëzim për ndërtimin e një Kosove të sigurt dhe të zhvilluar.