Lajme

Zhduket një vajzë në Viti, babai raporton rastin në polici

05/21/2026 10:03
nga:L J

Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Smire të Vitisë tash e disa ditë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, babai ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

“Rasti është duke u hetuar”, thotë Policia e Kosovës.